Lajme Shqip Tuesday, 06 December 2011 20:42

Bruksel-Pas 18 muaj ngërçi politik, që pas zgjedhjeve parlamentare të qershorit 2010, qeveria e re belge është betuar sot para mbretit Albert të Belgjikës. Anëtarët e qeverisë së re të drejtuar nga lideri socialist Elio Di Rupo, bënë betimin në tre gjuhët zyrtare të vendit, frengjisht, në gjuhën hollandeze dhe atë gjermane.  

Kështu Di Rupo do të jetë kryeministri i parë frankofon i Belgjikës që nga viti 1979 dhe i pari kryeministër që vjen nga një familje emigrantësh dhe që është homoseksual i deklaruar. Koalicioni prej 6 partish ka një marrëveshje prej 180 faqesh për të vënë në jetë pasi ka humbur një vit e gjysmë nga mandate 4 vjeçar.

Qeveria e re duhet të kënaqë kërkesat e shumicës flamande për ti dhënë më shumë kompetenca rajoneve belge dhe do të duhet të rihartojë buxhetin. Qeveria e re ka ruajtur shumë prej ministrave të qeverisë së përkohshme të kryeministrit Yves Leterme, megjithëse në poste të ndryshme. (LajmeShqip.com)