Lajme Shqip Tuesday, 06 December 2011 09:45

Bruksel – Mbreti belg Alberti i Dytë emëroi liderin e partisë së frankofonëve socialistë Elio di Rupo për kryeministër, duke i dhënë fund zyrtarisht krizës politike rekord në vend.

Pozitat ministrore në qeverinë e koalicionit të di Rupos do të sistemohen në mënyrë të barabartë midis forcave politike të frankofonëve valonë dhe flamandëve.

Didie Rejnders, i cili deri tani ishte ministër i Financave, do të jetë ministri i ri i Punëve të Jashtme, ndërsa shefi i deritanishëm i diplomacisë, Steven Vanakere me Ministrinë e Financave.

Qeveria e re sot pasdite duhet të bëj betimin.