Lajme Shqip Thursday, 27 September 2012 15:02

Meksiko Siti – Një nga udhëheqësit më të kërkuar të karteleve të drogës në Meksikë është zënë.

Marinsat kanë arrestuar të mërkurën në shtetin San Luis Potosi, Ivan Velazquez Caballero-n, kreun e kartelit të drogës Zetas.

I njohur si “Z-50” ose “El Taliban”, Velazquez është një nga figurat kryesore në Zetas.

Banda u krijua nga një grup i dezertorëve të ushtrisë dhe veproi në kartelin e Gjirit para ndarjes me ish punëdhënësit e tyre në vitin 2010.

Velazquez gjendej në listën e 37 më të kërkuarve të qeverisë meksikane të publikuar në vitin 2009.

Janë edhe mbi 20 persona të të tjerë, që tashmë ose janë zënë, ose janë vrarë.(LajmeShqip.com)