Lajme Shqip Wednesday, 06 April 2011 08:11

Vjenë – Fituesi i Çmimit Nobel për paqe dhe ish-drejtori i ANEB-it, Mohamed el Baradei kërkoi burgim të përkohshme të ithtarëve të mëparshëm të Hosni Mubarakut për shkak se tentojnë që të destabilizojnë shtetin.

Në intervistën për gazetën vjeneze “Prese”, ai shprehu kënaqësi që Mubaraku më nuk është në pushtet, duke përmendur se kjo ka qenë “pothuajse intervenim i Zotit”.

“Në kulturë të frikës, askush nuk pret që do të vijë deri në kthesë. Pas rrëzimit të Mubarakut njerëzit kanë shpresa të mëdha dhe pritje se një pjesë e madhe e egjiptianëve akoma janë të varfër”, deklaroi ai. Sipas tij harta e rrugës për kalim është e paqartë.

“Këshilli ushtarak i cili e ndërmori pushtetin vendosi qëllim për veten – në afat sa më të shkurtër edhe kushtetutë të re. Por, nëse zgjedhjet parlamentare mbahen në shtator, atëherë revolucionarëve nuk u jepet kurrfarë shansi politik që të formohen. Partitë të cilat janë më të organizuara kanë avantazh”, deklaroi ai për gazetën vjeneze.

Baradei thotë se është më mirë që të miratohet kushtetutë e re, e pastaj të organizohen zgjedhje