Lajme Shqip Tuesday, 22 March 2011 16:46

Islamabad – Dhuna në Pakistan  mori 27 viktima gjatë 24 orëve të kaluar.

Ekstremistët në pjesën veripërendmiore kanë vrarë katër persona, të akuzuar se i kanë dorëzuar informata CIA-s, në bazë të të cilave  aeroplanë pa pilot kanë bombarduar shtëpi. Në atë sulm janë vrarë mbi 40 civilë, duke përfshirë gra dhe fëmijë.

Dymbëdhjetë ekstremist humbën jetën në Pakistanin veriperëndmor gjatë një përleshje me forcat e sigurisë gjatë 24 orëve të kaluar.

Islamikët kanë vrarë 11 persona jo larg portit më të madh pakistanez- Guadar, në pjesën jugperëndimore të vendit. Ato gjatë natës kanë hapur zjarr me armë automatike ndaj kampit, ku kanë jetuar punëtorët. Numri i të lënduarve është mbi 20, prej të cilëve disa janë në gjendje të rëndë.

Përgjegjësinë për sulmin e mori grupi “Front  për çlirimin e Beluxhistanit”, i cili lufton për pavarësinë e provincës pakistaneze të përmendur më lartë.