Lajme Shqip Monday, 03 December 2012 11:12

Shkup – Një portal maqedonas “Ohridsky” shkruan se nga Kosova kanë hyrë grupe ekstreme në Maqedoni për nxitjen e tensioneve ndëretnike.

“Grupe të caktuara nga Kosova, që kanë qenë instalime të dikurshme të Millosheviqit dhe të ushtrisë serbe në krye me Gjeneralin Axhiç janë në Maqedoni dhe se ata kanë një skenar për ndarjen e Maqedonisë”, shkruan portali maqedonas, duke nënkuptuar në shërbime serbe.

Sipas burime sekrete të këtij portali, këto struktura serbe janë shpërndarë tek maqedonasit, dhe se kanë lidhjet e tyre me nëntokën maqedonase. “Bëhet fjalë për një bashkërendim të madh të aktiviteteve, ndërsa logjistikën dhe instalimet mbështetëse i kanë edhe tek institucionet e Maqedonisë”, shkruan portali maqedonas. (INA)