Lajme Shqip Monday, 08 August 2011 11:39

Moskë – Ekspertët rusë, në thellësi prej rreth katër kilometrave në fund të Oqeanit Atlantik, kanë zbuluar disa vende të metaleve fisnike dhe të rralla. Parashikohet se në këto vende ka mbi 13 milionë tonë të metaleve fisnike dhe të rralla.

Miniera më e madhe e bakrit dhe e arit gjendet në rajonin e Kreshtës Mesatlantike. Hulumtimet e mëtejme janë miratuar nga Organi Ndërkombëtar i Kombeve të Bashkuara për thellësinë e detit. Leja ishte e domosdoshme, sepse minerali gjendet në pjesën që nuk është në zonën ekskluzive ekonomike të ndonjë shteti.

Interesimi për depozitat e mineraleve në Oqeanin Atlantik daton prej para më shumë se 20 viteve. Një periudhë të gjatë atje kanë punuar ekspeditë të shquar rusë.

Zv/drejtori i Institutit për gjeologji dhe resurse të mineraleve në Detin Botëror,  dr. Georgij Çerkashov, deklaroi se në fund të Oqeanit Atlantik ka bakër, zink, plumb, ari dhe metale të tjera.

Por, ende asnjë vend nuk ka pajisje për eksploatim të mineralit nga fundi i oqeanit, ndërsa është e nevojshme që të zhvillohet edhe programi ekologjik. Parashikohet se minerali do të mund të minohet nga fundi i Oqeanit Atlantik pas 15 viteve.