Lajme Shqip Monday, 07 November 2011 18:45

Sfidat e krizës debitore në eurozonë do të jenë shumë më të mëdha sesa që deri më tani supozohej, konsideron ekonomisti udhëheqës i Bankës franceze “Sosiete Zheneral”, Mishel Markisen.

Në shënimin e tij dërguar deri te klientët e bankës, Markinsen thekson se mund të pritet ngadalësim i rritjes ekonomike në mbarë botën, ndërsa në shumë vende të eurozonës recesioni do të jetë i pashmangshëm.

Kështu rritja e Bruto prodhimit vendor (BPV) në 17-të vende të eurozonës, sipas Markinsen, do të arrijë 1,7 për qind në vitin 2011, ndërsa deri në vitin e ardhshëm në këtë bllok do të ketë stagnim.

Tempi i rritjes ekonomike në SHBA do të ngadalësohet nga 1,8 për qind në këtë vit në 1,4 për qind në vitin e ardhshëm. Kina do të arrijë ta rrisë BPV-në për 9,2 për qind këtë dhe për 8,1 për qind në vitin 2012, që do të jetë rritja e saj më e dobët në dekadën e fundit, vlerëson eksperti i “Societe General”.