Lajme Shqip Wednesday, 11 May 2011 14:52

Uashington – Ekspertët nga “Simantek”-u i paralajmëruan përafërsisht 500 milionë përdoruesit e Facebook-ut se ky rrjet social rastësisht, në tre faqe, ua ka hapur qasjen deri te të dhënat private dhe fotografitë.

Faqja e tretë, paralajmëron “Simantek”-u mund edhe të lërë porosi në faqen tuaj.

Ekpsertët nga “Simantek”-u paralajmërojnë se janë të komprometuar të dhënat e 500 milionë përdoruesve dhe se përgjegjësit rastësisht i kanë mundësuar faqes së tretë të ketë qasje deri te një numër i të dhënave.

“Simantek”-u shton se qasje deri te të dhënat private të miliona përdoruesve kanë pasur reklamuesit, rrjetet analitike dhe personat tjerë, të cilët e kanë zbuluar mangësinë e përmendur.

“Simantek”-u u bëri thirrje përdoruesve të Facebook-utqë sa më shpejtë t’i ndryshojnë fjalëkalimet e profileve të tyre, përderisa nga Fejsbuku porositën se e kanë përmirësuar gabimin, e cila përdoruesit i ka rrezikuar më shumë se një vit.

“Simantek”-u paralajmëron se edhe përderisa Facebokk e ka përmirësuar gabimin, përderisa ndonjë faqe e tretë ka ardhur deri te disa të dhëna ajo ende do të mundet lirshëm të qaset, ndërsa shërim i vetëm për atë është vetëm ndryshimi i fjalëkalimit.