Lajme Shqip Tuesday, 25 October 2011 13:28

Midis një dëshpërimi të thellë, Presidenti i Libisë kujton miqësinë e vulosur me një pakt, në më pak se dy vjet kohë më parë, midis Italisë dhe Libisë. Ai i kërkoi kryeministrit italian për t’i ndaluar bombardimet e NATO-s ndaj vendit të tij.

“Dërgoje mesazhin që vjen nga unë me këtë dokument, pas korrigjimit.” Këto pak fjalë, të shkruara me dorë, në kreun e majtë të letrës, janë nga dora e ish-diktatorit. Aty tregohet edhe emri i marrësit: Abdullah Mansour, i cili është në listën e njerëzve të kërkuar nga Gjykata Ndërkombëtare Penale (ICC), si njeri i afërt me Gaddafin, që për një kohë të gjatë e ka drejtuar edhe televizionin shtetëror.

Në fund të letrës citohet kryengritja e përgjithshme e Libisë dhe shprehja “miq të rinj”, e cila i kërkohet korrigjuesit ta  zëvendësojë atë me “miqtë dhe aleatët.” Kjo, mbase, për ta shmangur ofendimin eventual ndaj Berluskonit.

Më shumë interesant është subjekti i letrës, i rishikuar nga koloneli, në të cilën është hequr nga ai teksti për “të arritur një zgjidhje që i garanton popullit të madh të Libisë liri të plotë dhe fund të kryengritjes”, dhe është zëvendësuar me tekstin: “Për të ndaluar këtë agresion kundër vendit tim”. Ky ndryshim i rëndësishëm tregon se Gadafi më 5 gusht nuk e kishte ndërmend të negociojë largimin e tij.

I paraqitur gjatë muajit gusht, në Palazzo Chigi, në Romë, dokumenti nuk kishte bërë jehonë. Më e pabesueshme është se i dërguari italian në Tripoli, që erdhi për të marrë atë që mund të ishte mesazhi i fundit nga udhëheqësi libian në botën perëndimore, nuk ishte ndonjë agjent i SISMI (i shërbimeve sekrete italiane) ose ndonjë mercenar në pagën e regjimit të Gaddafit, por menaxheri i një agjencie përcjelljëse mode, i vendosur në Via Veneto, në Romë.

Alessandro dhe gruaja e tij Yvonne Londero di Vito, drejtuan agjencinë Hostessweb, që i ka dhënë publikut dhe spektatorëve leksione nga Gadafi, gjatë vizitave të tij të shumta në kryeqytetin italian.

Ndërsa, gjenerali Mansour ishte nga të vetmit që ende mund të komunikonte me Gaddafin.

Si disa prej miqve të mirë të Libisë, çifti italian ishte i ftuar shpesh në çadrën e Gadafit në Tripoli dhe Sirte, dhe kishte pasur privilegjin për ta parë kolonelin tek luante basketboll, vraponte në sport ose derisa kthehej nga  gjuetia.

“Ishte një njeri i thjeshtë, i përkushtuar për rrënjët e tij, i cili donte që ne të zbulojmë kulturën e vendit të tij dhe ne  të trajtoheshim me respekt të madh,” thotë Yvonne Di Vito, e tronditur nga vdekja e mikut të tij.

Sipas publikimit nga kanalit televiziv Russia Today, si një aktivist, menaxheri i Hostessweb është edhe themeluesi i një faqeje interneti pro Gaddafit, www.libyanfriends.com, në të cilën ju mund të shihni, për shembull, një video të ish-diktatorit, me një tortë, si gjysh, me njërën nga mbesat e tij.

Kur në korrik, Alessandro dhe Yvonne mësuan nga një mik që ata do të mund t’i shohin pamjet turistike të Libisë, ata fluturuan për në Djerba dhe Tripoli, në kufirin tunizian.

Më 7 gusht, çifti mori një bunker nga gjenerali Abdullah Mansour, i cili i informoi ata që Gadafi është larguar nga kryeqyteti një natë më parë.

“Gjenerali Mansour është një nga të paktët njerëz, të cilët ende mund të komunikonin me kreun e shtetit libian”, tha Alessandro Londero.

Kreu i agjencisë Hostessweb mori përsipër rolin ndërmjetësues midis strukturave paralele të diplomacisë, që të bien dakord për të dhënë një mesazh të shtetit italian. Ai do ta marrë personalisht draftin e letrës me shpjegimet e Gaddafit.

“Kur përkthyesja e departamentit të protokollit të parë të letrës, na njoftoi me përmbajtjen dhe udhëzimet e saj, ajo filloi të dënesë”, tha pronari i agjencisë, për të cilën shtoi se, për shkak të rrjedhës së ngjarjeve, ajo nuk mundi ta marrë kurrë mesazhin e fundit.

Dhe, me kthimin e tij në Romë, Alessandro Londero, kaloi disa orë duke e biseduar çështjen e letrës dhe një përgjigje pozitive për Gadafin, me këshilltarët e Berluskonit. Por, më kot.

Ja teksti i plotë i letrës së Gadafit për Silvio Berlusconin

“I dashur Silvio,

Unë po Jua dërgoj këtë letër nëpërmjet bashkatdhetarit tuaj, i cili erdhi në Libi të na mbështesë në një moment të vështirë për popullin e Libisë së Madhe.

Unë kam qenë i befasuar nga qëndrimi Juaj, prej një miku, me të cilin unë kam nënshkruar një traktat miqësie në favor të të dy popujve tanë. Kisha shpresuar në Juve se jeni të interesuar për të vërtetën, që ju të provoni ndërmjetësimin dhe që ta kem mbështetjen tuaj në këtë luftë.

Unë nuk dua t’Ju fajësoj juve për atë që ju nuk jeni përgjegjës, sepse unë e di se nuk keni qenë në favor të këtij veprimi të dëmëshëm, që nuk ju nderon as juve e as popullin italian.

Por, unë mendoj se ju akoma e keni mundësinë për t’u kthyer dhe për t’i mbështetur interesat e popujve tanë.

Të jeni të sigurt se unë dhe populli im, jemi të gatshëm për të harruar, dhe që të mos kthehet faqja e marrëdhënieve të zeza që lidh popullin e Libisë dhe popullin italian.

Ndalini bombardimet që po i vrasin vëllezërit dhe fëmijët tanë në Libi. Bisedoni me miqtë dhe aleatët, për të arritur një zgjidhje që i garanton popullit të madh të Libisë liri të plotë, që të na shpëtoni nga ky agresion që po vazhdon kundër vendit tim.

Unë shpresoj se Perëndia i plotëfuqishëm do t’Ju udhëzojë në rrugën e drejtësisë, për të ndaluar gjakderdhjen nga e cila po vuan Libia – vendi im”.

Në tekstin e printuar të draft-letrës, kolonel Gadafi kishte shtuar në vijim, me dorë: “Në vëmendje të Abdallah Mansour, për të dërguar mesazhin që vjen nga unë me këtë dokument, pas korrigjimit”. (LajmeShqip.com)