Lajme Shqip Monday, 28 March 2011 16:51

Lubjanë – Ekonomia sllovene tërësisht do të rimëkëmbet në vitin 2015, kur me siguri rritja ekonomike do të jetë katër ose pesë për qind, deklaroi ekonomisti Marjan Senjur për gazetën lubjanase “Dello”.

Senjur beson se në Slloveni janë të nevojshme reforma, por është i bindur se shumë vështirë mund të realizohen për shkak të politikave të këqinja.

“Çdo masë ekonomike duhet të përpunohet me ekspertizëm, por njëkohësisht duhet të planikohet edhe me kujdes nga aspekti politik”, tha Senjur.

Në pyetjen nëse tranzicioni i ekonomisë socialiste ka përfunduar, Senjur tha se mekanizmat e ekonomisë së tregut nuk janë vendosur tërësisht dhe shtoi se Sllovenia nuk ka pasur pronësi strukturore stabile.

“Akoma nuk gjetëm rol përgjegjës të shtetit në ekonominë e tregut, ndërsa kjo do të duhej”, tha Senjur i cili është edhe ish ministër për lidhje ekonomike dhe zhvillim të Sllovenisë nga viti 2000.