Lajme Shqip Sunday, 19 February 2012 19:15

Kajro- Egjipti ka tërhequr ambasadorin e vet nga Siria, si pjesë e presionit të qeverisë ushtarake ndaj regjimit të presidentit sirian, Bashar al-Asad.

Vendimi ëhstë marrë nga ministri i Jashtëm, Muhamed Amer, pas takimit me ambasadorin e Egjiptit në Damask, i cili aktualisht ndodhet në Kajro.

Ministria e Jashtme njoftoi se ambasadori do të mbetet në Kajro deri në njoftimin e radhës.

Regjimi sirian po ushtron dhunë vdekjeprurëse ndaj protestuesve që kërkojnë rrëzimin e tij që në mars të vitit të kaluar.