Lajme Shqip Monday, 17 August 2015 11:33

Egjipti ka ndaluar bartjen e shamive nga fëmijët në shkolla. Ministri i Arsimit, Moheb Al-Refaei, tha se vajzat më nuk do të lejohen të bartin shaminë në shkollë fillore

Ministri shtoi se Islami nuk i detyron vajzat që të bartin shamitë, deri sa të arrijnë moshën e pubertetit, kështu që ato nuk kanë nevojë të bartin ato gjatë shkollës fillore, transmeton koha.net.

Ai nuk e ka cekur moshën e caktuar, nga kur do të lejohen vajzat që të vënë shamitë.

Bartja e shamive fetare në këtë vend është një çështje shumë e ndjeshme.

Shumë klerikë myslimanë besojnë se bartja e shamive është e detyrueshme në Islam, ndërsa disa akademikë kontestojnë këtë, dhe thonë se rrënjët e saj shtrihen më shumë në traditën kulturore në vend sesa në bazë teologjike.