Lajme Shqip Monday, 28 November 2011 12:28

Egjiptjanët kanë nisur të votojnë në zgjedhjet e para që pas rrëzimit të Hosni Mubarak në shkurt të këtij viti. Ndërsa zbardhi, njerëzit ishin vënë në rradhë për të hedhur votën e tyre jashtë qendrave të votimit në Kajro. Por ndërkohë qindra protestues të tjerë që kanë kërkuar shtyrjen e zgjedhjeve vazhdojnë të pushtojnë sheshin Tahrir. Kreu I këshillit ushtarak që morri pushtetin pas largimit të Mubarak, ka deklaruar se vendi ndodhet në udhëkryq. Ai I ka bërë thirrje kandidatëve kryesorë presidencialë Mohammed ElBaradei dhe Amr Moussa të mbështesin kandidatin e tij për kryeministër, 78 vjeçaron Kamal Ganzouri. Dita e sotme shënon fillimin e një kalendari zgjedhor që zgjat deri në mars të 2012. faza e parë e votimeve zgjat deri në janar dhe përfshin zgjedhjen e Asamblesë Popullore prej 508 anëtarësh.

Analistët thonë se procedura e votimit është komplekse dhe ka patur shumë pak kohë për të bërë fushatë elektorale, ndaj njerëzit e kanë të paqartë se si duhet të votojnë. Janë mbi 50 milion qytetarë me të drejtë vote që janë thirrur të zgjedhin kandidatët nga 50 parti politike. Por gjatë 9 ditëve të kaluara ka patur një rigjallërim të protestave që detyruan rrëzimin e Mubarak, ku qindra vetë vazhdojnë të qendrojnë në sheshin Tahrir. Protestuesit kanë frikë se Këshilli Suprem I Forcave të Armatosura që po mbikqyr tranzicionin drejt një sundimi demokratik, po tenton në të vërtet të mbajë pushtetin