Lajme Shqip Monday, 21 November 2011 21:04

Junta ushtarake në pushtet në ka pranuar dorëheqjen e qeverisë së Essam Sharaf, të paraqitur sot në mbrëmje pas përleshjeve të dhunshme që përfshinë sheshin Tahrir në Kajro. Lajmi konfirmohet nga rrjeti arab Al Jazira, sipas së cilit Sharaf i paraqiti dorëheqjen Këshillit Suprem të Forcave të Armatosura, I cili vendosi të pranojë largimin e ekzekutivit. Qeveria e Sharaf dha dorëheqjen pas tre ditesh protesta të dhunshme që kanë shkaktuar 40 viktima dhe mbi 1800 të plagosur. Grupet e aktivistëve kanë kërkuar që këshilli ushtarak ti dorezojë pushtetin një qeverie civile. Sipas analistëve kritika më e madhe në ditet e fundit ka qene se ushtria ka marrë shume pushtet për vete. E ndërkohë mijëra vetë janë mbledhur në sheshin Tahrir, sheshin simbol dhe epiqendër të revoltës që rrëzoi Hosni Mubarak nga pushteti në muajin shkurt.