Lajme Shqip Saturday, 24 March 2012 18:00

Kajro- Një djal 13 vjeçar e humbi jetën, ndërsa 16 të tjerë janë lënduar gjatë përleshjeve mes një grupi tifozësh dhe policisë në qytetin Port Said.

Deri te përleshjet ka ardhur gjatë protestave të tifozëve të cilët janë të pakënaqur nga vendimi i Federatës egjiptiane të fudbollit, me të cilin klubit “Al Masri” nga Port Said i ndalohet t’i luajë ndeshjet në stadiumin e vet për shkak të dhunës më 1 shkurt, me ç’rast humbën jetën 74 persona.

Sipas një mediumi egjiptian, djaloshi u vra nga të shtëna në shpinë. Protestat filluan vonë mbrëmë dhe kanë zgjatur gjatë tërë natës, me ç’rast policia ka përdorur edhe gaz lotsjellës në tentim që t’i shpërndajë demonstruesit. (LajmeShqip.com)