Lajme Shqip Monday, 21 November 2011 12:38

Vazhdon tensioni nëpër rrugët e Kajros, veçanërisht në sheshin Tahrir, që u shndërrua në symbol të revoltës popullore kundër ish presidentit Hosni Mubarak, I cili aktualisht ndodhet prapa hekurave.

Imazhet që pasqyrohen nga mediat e huaja tregojnë një situatë kaotike ku forcat e rendit dhe turrma e manifestuesve vazhdojnë të konforntohen tashmë prej tre ditësh.

Demostruesit kërkojnë largimin e ushtarakëve që drejtojnë qeverinë pas rënies së Mubarak. Që ga e shtuna përleshjet vazhdojnë pa pushim nëpër rrugët e kryeqytetit egjiptjan, ndërsa epiqendra e tyre mbetet sheshi Tahrir.

Në orët e fundit u duk sikur u arrit një armëpushim mes manifestuesve dhe agjentëve, por situate shumë shpejt precipitoi dhe tensioni u rrit sërish.

Siç raportojnë mediat ndërkombëtare, qeveria po mban një mbledhje urgjente për të vendosur se si do të përballojë situatën.