Lajme Shqip Sunday, 27 November 2011 15:03

Kandidati presidencial egjiptjan Mohamed El Baradei është ofruar të drejtojë qeverinë e unitetit kombëtar duke rritur kështu presionin ndaj gjeneralëve që udhëheqin vendin, ndërsa vazhdojnë protestat në Kajro, ku protestuesit kërkojnë ti jepet fund regjimit ushtarak. Aktivistët po i bëjnë thirrje qytetarëve që të mblidhen sërish në sheshin Tahrir, një ditë përpara zgjedhjeve parlamentare që janë errësuar nga trazirat politike dhe kërcënimet për dhunë. Televizioni shtetëror egjiptjan transmetoi sot pamje te takimit mes El Baradei dhe kreut të Këshillit Ushtarak, Marshallit Mohamed Hussein Tantaëi të zhvilluar një ditë më parë. Televizioni shfaqi Tantaëin ndërsa u takua edhe me kandidatin tjetër presidencial Amr Moussa. Nuk janë dhënë shumë detaje të ketyre takimeve, ndërsa media shtetërore raportoi se ato janë fokusuar tek diskutimet për çështjet më të rëndësishme që kanë ndodhur kohët e fundit në vend.