Lajme Shqip Wednesday, 07 December 2011 22:35

Kajro-Qeveria e re Egjiptit me në krye Kamal al Ganzourin u betua sot përpara kreut të këshillit ushtarak që sundon vendin pas rrëzimit të Hosni Mubarak. 

Kjo qeveri e përkohshme do të drejtohet nga politikani veteran Ganzouri, i cili është përpjekur të krijojë një ekip kompetent me mbështetje publike. 

Vetëm dy javë më parë këshilli ushtarak e nxorri 78 vjeçarin nga pensioni për tu bërë kryeministri i ri vendit.

Emërimi i Ganzourit është kritikuar nga protestuesit të cilët kërkojnë një spastrim të plotë të sistemit të vjetër, pasi Ganzouri ka shërbyer si kryeministër i Egjiptit në vitet 1990, nën drejtimin e presidentit të atëhershëm Hosni Mubarak. (LajmeShqip.com)