Lajme Shqip Monday, 07 November 2011 10:32

Kajro- Në një fatkeqësi të rëndë trafiku, ka ndodhur kur një autobus u rrotullua në vendpushimin egjiptian Hurgada, ku humbën jetën 11 turistë hungarez, ndërsa 27 janë të lënduar.

Incidenti ka ndodhur dje, kur me siguri shoferi i autobusit e ka humbur kontrollin ndaj automjetit në rrugën qarkore ndaj aeroportit në Hurgada.

Midis turistëve të lënduar ka edhe katër fëmijë.

Sipas autoriteteve egjiptiane, në aksidente rrugore në Egjipt  gjatë vitit e humbin jetën rreth 6.000 njerëz, ndërsa arsyeja për këtë janë rrugët e këqija dhe mos respektimi i rregulloreve.