Lajme Shqip Saturday, 26 October 2013 14:29

Beograd- Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikolic ka ngrirë pjesëmarrjen në takimet trelaterale ndërmjet Serbisë, Bonjës dhe Hercegovinës dhe Turqisë dhe pret kërkim falje nga Turqia për fjalimin e kryeministrit turk Rexhep Taip Erdogan në Prizren, të cilin, presidenca serbe, e quan skandal.

“Me të marr funksionin e presidentit, trashëgova marrëdhënie të mira me Turqinë, të cilat i kishte vendosur paraardhësi, ishpresidenti i Serbisë. U angazhova që marrëdhëniet të shndërrohen në miqësi të sinqertë të dy popujve. Gjatë gjithë i kohës kam tërhequr vërejtjen presidentit të Turqisë se nuk është në rregull që zyrtarët turq kërkojnë nga shtetet tjera që ta njohin pavarësinë e Kosovës”, thuhet në një komunikatë të presidencës serbe.

Presidenti serb pretendon që kryeministri i Turqisë me fjalimin e tij në Prizren, në mënyrë të ashpër, ka shembur marrëdhëniet e mira miqësore, të ndërtuar deri më tani, pasi ai nuk ka respektuar sovranitetin e Serbisë, duke i bërë një revidim historisë, transmeton RTK.

“Pres që në Turqi të fitojë arsyeja dhe që Turqia t’i kërkojë falje Serbisë për shkak të agresionit pa armë. Deri atëherë, si president i Serbisë, ngrijë pjesëmarrjen time në takimet trelaterale të Serbisë, Bosnjës dhe Hercegovinës dhe Turqisë, pasi ai nuk është takim i vendeve luftënxitëse, por shteteve demokratike, në të cilat arsyeja shtetërore udhëheq kah paqja në Ballkan”, ka përfunduar presidenti serb.