Lajme Shqip Friday, 01 April 2011 13:21

Zagreb – Prej sot deri më 28 prill në Kroaci do të zhvillohet regjistrimi i popullsisë, amvisërive dhe banesave, operacioni më i madh statistikor i cili zbatohet çdo dhjetë vjet.

Në regjistrim do të përfshihen shtetasit kroatë, shtetasit e huaj dhe persona pa nënshtetësi, të cilët janë me vendqëndrim në Kroaci, pavarësisht nëse gjatë numërimit ndodhen në Kroaci apo jashtë vendit.

Sipas regjistrimit të fundit në vitin 2001 Kroacia kishte 4.437.460 banorë, nga të cilët 2.135.900 burra dhe 2.301.560 gra. Regjistrimi do të kushtojë 174,9 milionë kuna (23 milionë euro) dhe do të jetë për 33 milion më i shtrenjtë nga regjistrimi në vitin 2001.

Rezultatet e para preliminare do të publikohen më 30 qershor.