Lajme Shqip Wednesday, 30 March 2011 08:01

Tokio – Katër tërmete me intensitet mbi pesë ballë janë regjistruar mbrëmë në afërsi të bregut lindor në ishullin më të madh japonez Honshu, kumtoi shërbimi gjeofizik në Akademinë ruse të shkencave.

Tërmeti më i fuqishëm ka qenë me intensitet prej 5,8 ballëve sipas shkallës së Rihterit.

Tani për tani nuk ka informata për viktima eventuale dhe dëme të shkaktuara materiale nga lëkundjet.

Epiqendrat e tërmetit kanë qenë në Oqeanin Paqësor, në largësi prej 100 deri në 300 kilometra nga bregdeti japonez dhe në thellësi prej rreth 33 kilometrave nën thellësinë e oqeanit.

Aktiviteti sizmik në bregun lindor në ishullin Honshu nuk është i zvogëluar nga tërmeti katastrofal me intensitet prej nëntë ballëve, i cili e goditi Japoninë më 11 mars, duka shkaktuar dallgë shkatërrues cunami.