Lajme Shqip Saturday, 20 August 2011 08:39

Oslo – Gjykata e Norvegjisë ia vazhdoi dje paraburgimin e Andres Behring Breivik edhe për katër javë dhe urdhëroi që vrasësi i 77 personave të mbetet në izolim.

Gjykata vlerësoi se Breivik duhet patjetër të qëndrojë në izolim të plotë pasi që ekziston rreziku që ai të përpiqet të manipulojë me argumentet dhe të hyjë në kontakt me pjesëmarrësit eventualë.

Gjykatësi Hugo Abelset pranoi se Breiviku qëndrimin në izolim e ka përshkruajtur si “një metodë të mërzitshme dhe monotone sadiste të torturës” duke shtuar se është i  domosdoshëm lloji i këtillë i paraburgimit.

Marrja e ardhshme në pyetje e Breivikut është caktuar për më 19 shtator.