Lajme Shqip Saturday, 16 April 2011 11:55

Brisbejn – Një tërmet me intensitet prej 5,2 ballëve sipas Shkallës së Rihterit e goditi sot pjesën verilindore të Australisë.

Nuk ka informacione për viktima dhe dëm të shkaktuar material, as edhe paralajmërim për cunami.

Epiqendra e tërmetit ndodhet rreth 125 kilometra në juglindje të qytetit bregdetar Taunsuill, në shtetin Kunislend, rreth 10 kilometra nën det.