Lajme Shqip Wednesday, 02 September 2015 11:40

Këto imazhe janë publikuar nga një iniciativë e quajur ‘Koha e Shpresës’ në Hungari, e themeluar në vitin 2011 dhe që kryesisht në fokus të punës ka të drejtat e fëmijëve.

Duke e parë fluksin e refugjatëve të cilët çdo ditë arrijnë në vendet europiane, dhe që vend të origjinës kanë  shtete që aktualisht janë zona të luftimeve dhe konflikteve të armatosura si: Siria, Afganistani, Jemeni etj, dhe të cilët shpresën dhe shpëtimin e shohin në vendet e Europës perëndimore. Hungaria konsiderohet porta hyrëse për në Evropë, dhe fluksi i refugjatëve ka alarmuar instucionet atje, por njëkohësisht edhe neglizhenca e tyre për të mos pasur një zgjidhje më të përshtatshme ka filluar t’i konceptojë këta refugjatë si shkelës të ligjeve apo kriminelë.

E duke u parë këtë gjendje të shkaktuar nga institucionet, organizata dhe iniciativa të ndryshme janë aktivizuar për të mbrojtur të drejtat e refugjatëve, duke bërë thirrje për trajtim njerëzor, ‘Koha e Shpresës’ është vetëm një nga shumë të tilla në mbarë Europën, dhe imazhet që mund t’i shihni më poshtë janë publikuar nga kjo organizatë, imazhe në të cilat shihet trajtimi jo-njerëzor i refugjatëve kryesisht nga Siria, ata janë të mbyllur në kafaze të kafshëve, dhe ushqimi u hidhet sikurse të ishin kafshë të izoluara.