Lajme Shqip Friday, 25 January 2013 18:36

Opozita politike po bën thirrje për protesta sot kundër presidentit Mohamed Morsi dhe partisë islamiste, Vëllazëria Muslimane. Udhëheqësi i opozitës, Mohamed ElBaradei përdori faqen e tij në Twitter për t’u bërë thirrje protestuesve që “më në fund të arrijnë objektivat e revolucionit”.

Dje, Presidenti Morsi i bëri thirrje popullit që të ruajë qetësinë dhe ta shënojë përvjetorin në mënyrë paqësore. Vëllazëria Muslimane njoftoi se nuk do të marrë pjesë as në festimet dhe as në protesta, por do të fillojë një fushatë donatore.

Por policia u përlesh gjatë natës me disa protestues afër sheshit Tahrir, të cilët qëlluan me mjete zjarrvënëse. Policia u përgjigj me gaz lotsjellës, madje u vuri zjarrin disa prej tendave të protestuesve.

Manifestime priten gjithashtu në Aleksandri dhe në disa qytete të mëdha të Egjiptit.(LajmeShqip.com)