Lajme Shqip Sunday, 03 April 2011 16:37

Kabul – Protestat kundër djegies së Kur’anit në Shtetet e Bashkuara, janë rikthyer edhe sot në Afganistan.

Dy policë afganë janë vrarë, ndërsa edhe 20 persona të tjerë janë lënduar sot gjatë protestave të dhunshme.

Qindra njerëz, kryesisht të rinj, janë mbledhur në rrugët e Kandaharit duke brohoritur “Vdekje Shteteve të Bashkuara” dhe “Vdekje Karzait”.

Militantët talibanë kanë bërë thirrje për vazhdimin e protestave, duke fajësuar forcat qeveritare për çdo përdorim të dhunës.

Rreth 20 persona kanë humbur jetën në protestat e dy ditëve të fundit.

Presidenti amerikan, Barak Obama, i ka quajtur “skandaloze” vrasjet në Afganistan, të shkaktuara në shenjë revolote “ndaj djegies së Kuranit nga një klerik i Shteteve të Bashkuara”