Lajme Shqip Monday, 10 August 2015 15:55

Dy veta kanë gjetur vdekjen dhe një tjetër është lënduar nga goditjet me thikë në një shitore të “IKEA”-s në veri të kryeqytetit Stockholm, ka bërë të ditur policia suedeze të hënën.

“Gjetëm një burrë dhe një grua, të dy të lënduar nga plagët e marra nga sulmi me thikë, të cilët më vonë, si pasojë e plagëve të marra edhe vdiqën”, thuhet në një deklaratë zyrtare të Policisë.

Sipas mediave të huaja, përveç këtyre, transmeton Telegrafi, një tjetër, një 35 vjeçar ka pësuar lëndime të rënda, për çka edhe është dërguar për trajtim në spital.