Lajme Shqip Thursday, 31 March 2011 06:36

Londër – Dy gazetarë të Reuters-it u zhdukën në Siri, transmetoi agjencia. Kjo ka ndodhur disa ditë pasi që dy gazetarë të tjerë të agjencisë u liruan nga autoritetet.

Korrespondenti Sulejman al Halidi, i cili është shtetas i Jordanisë, të martën ishte arrestuar në Damask, kumtuan burimet diplomatike. Fotografuesi Haled al Hariri, sirian, prej të hënës nuk është dëgjuar me kolegët e tij nga redaksia në Londrë.

Autoritetet siriane sigurojnë se do të përpiqen të informohen se çfarë u ka ndohur dy gazetarëve, të cilët për Reuters punojnë më shumë se 20 vite.

Agjencia shprehi shqetësim të madh për fatin e punonjësve të vet dhe i bëri thirrje qeverisë siriane të “ndihmojë më shpejtë të sigurohemi se ata me kohë dhe të palënduar do të lirohen”.

Dy gazetarët e Rojters – raportuesi Ajat Basma dhe kameramani Ezat Balltaxhim ishin liruar nga autoritetet siriane të hënën, pasi që dy ditë prej tyre nuk kishte asnjë lajm. Të dy si shtetas të Libisë ishin dëbuar nga Siria.