Lajme Shqip Thursday, 22 March 2012 11:30

Tre muaj banorët e Wexford, një qytet në juglinjde të Irlandës, kanë kaluar përpara shtëpisë së Alan Moore, 62-vjeçarit emigrant anglez që jetonte vetëm prej 10 vjetësh.

Shumë prej tyre kanë kaluar fare pranë dritares dhe kanë vënë re se dritat e pemës së Krishtilindjes në shtëpi ishin të ndezura, edhe pse ajo festë kishte tre muaj që kishte kaluar.

Por asnjëri prej tyre nuk u shqetësua të pyeste përse, derisa të djelën e kaluar një kalimtar ka vendosur të thërrasë policinë për t’i kërkuar që t’i bëjnë një vizitë shtëpisë. Kur policia ka shkuar të bëj kontrollin e saj, ka gjetur kufomën e dekompozuar të Moore, e identifikuar vetëm atë ditë.

Ky episod ka ngjallur polemika mes banorëve të Wexfpordit që janë pyetur se përse komunitetet irlandeze s’janë më të bashkuara si në të kaluarën. Madje shumë shoqata kanë akuzuar irlandezët se s’kanë interes për të moshuarit dhe personat e izoluar.