Lajme Shqip Thursday, 06 December 2012 10:17

Beograd – Kryetari i Këshillit të Kuvendit të Serbisë për Kosovën, Milovan Drecun ka deklaruar sot se janë përmbushur të gjitha kushtet për shkak të cilave serbët nga veriu i Kosovës po protestojnë dhe njëri nga marrëveshjet më të rëndësishme teknike, mbi vendkalimet e integruara, mund të nis të realizohet.

Drecun u ka thënë gazetarëve se pozicion i fuqishëm negociator i Serbisë dhe kuptimi i Brukselit se populli serb në veri të Kosovës nuk do ta pranojë realizimin e marrëveshjes mbi vendkalimet e integruara (IBM) kanë sjellë që dogana të mos paguhet për mallin në veri të Kosovës, se serbët do të mund t’i shfrytëzojnë dokumentet dhe targat e Serbisë dhe është siguruar rrjedha e i lirë e parave për financimin e bashkësisë serbe, transmeton RTK.

Kjo, sipas Drecunit, nënkupton se nuk do të shuhen institucionet paralele serbe.

Kur është fjala mbi oficerët për lidhje, Drecun ka thënë se ata janë pjesë e marrëveshjes së shefit të mëparshëm të ekipit negociator të Beogradit, Borislav Srefanovicit, dhe gjithsesi se nuk janë ambasador.

“Ata janë individë, të cilët duhet të mundësojnë përmirësimin e dialogut dhe të kontakteve të dy palëve dhe ata janë kategori e njohur që shfrytëzohet në marrëdhëniet ndërkombëtare. Assesi nuk duhet ta përfaqësojnë ambasadën”, ka thënë Drecun.

Ndryshe kryetari i parlamentit serb, ka njoftuar se presidenti Tomislav Nikolic dhe kryeministri Ivica Dacic nesër do t’i njoftojnë përfaqësuesit e serbëve të veriut të Kosovës lidhur me marrëveshjet e arritura në Bruksel.

Dacic më parë do të takohet me Nikolicin të cilin do ta njoftojë në hollësi me bisedimet dhe marrëveshjet e arritura në takimin e fundit me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçin.(LajmeShqip.com)