Lajme Shqip Friday, 06 April 2012 14:43

Shkup – Delegacioni i kongresmenëve amerikanë, të cilët sot ishin për vizitë në Komunën e Gazi Babës dhe zyret e deputetëve të hapura në vetadministrimin lokal, edhe një herë përsëritën se e përkrahin integrimin e Republikës së Maqedonisë në NATO.

“Nuk jemi këtu të bisedojmë për NATO-n, por për interaksionin me kolegët këtu. Të gjithë anëtarët e delegacionit tonë nga kongresi amerikan fuqimisht e përkrahin Maqedoninë që të bëhet anëtare e NATO-s dhe BE-së. Siç tha kryeministri Nikolla Gruevski dje, ka gjasa të vogla që Maqedonia ta marrë ftesën për anëtarësim në Çikago, por ne e përkrahim këtë përpjekje, pasi e përkrahim edhe idenë që Republika e Maqedonisë të bëhet anëtare e Aleancës”, deklaroi kongresmeni Riçard Drajer.

Pas aktiviteteve dyditore në Parlamentin e Maqedonisë, Drajer theksoi se fuqimisht besojnë në përforcimin e Kuvendit, ndërsa një pjesë e kësaj është komunikimi me zgjedhësit.

“Ky interkaksion mes zgjedhësve dhe liderëve të zgjedhur është pjesë e rëndësishme nga çprezantimi i demokracisë. pushteti lokal dhe kryetari i komunës janë të rëndësishëm. Për këtë shkak jam krenar që kongresmeni Xhimi Koneli është me ne, pasi ai ka pasur funksion të rëndësishëm në pushtetin lokal, në një paralagje të Uashingtonit ka kryesuar me këshillin e supervizorëve në Ferfaks, duke përfaqësuar mbi një milionë njerëz”, tha Drajer.

Sistemi i zyreve të deputetëve në vend, siç theksoi deputeti Aleksandar Spasenovski, është vendosur si rezultat i angazhimit të shtetit amerikan përmes Ambasadës amerikane dhe organizatave adekuate ndërkombëtare.

Në përbërjen e delegacionit amerikan janë Dejvid Draer, Dejvid Prajs, Xhim MekDermot, Erik Pouzen dhe Geri Konnoli. Ata u pritën dje nga presidenti Gjorge Ivanov dhe nga kryeministri Nikolla Gruevski, ndërsa në Parlamentin e Maqedonisë kishin takim me anëtarët e këshillit drejtues të Institutit parlamentar. Me deputetët e Maqedonisë mbajtën seminar për mbikëqyrjen si përgjegjësi në Parlament.