Lajme Shqip Friday, 23 March 2012 16:43

Kryetari Bankës Qendrore Evropiane (BQE) Mario Draghi sot e hodhi poshtë çdo propozim për daljen e Greqisë  nga eurozona, sepse kjo nuk do t’i zgjidhte problemet e këtij vendi dhe do të sillte deri te rritja e inflacionit.

Dragi theksoi se është kundër idesë për emetimin e euroobligacioneve dhe krijimin e “unionit për transferim” në eurozonë, në suaza të cilës anëtarët më të fuqishme fiskale do t’u ofronin mbështetje partnerëve të dobët.

“Me braktisjen e eurozonës dhe devalvimin e mundshëm të valutës greke asgjë nuk do të përmirësonim.

Nga ana tjetër, rritja e inflacionit dhe paqëndrueshmërisë do të ishin rezultat i asaj braktisje dhe në të ardhmen askush nuk do të dëshironte t’i japë hua Greqisë financa të nevojshme” theksoi kryetari i BQE-së, duke sqaruar se Greqia për shkak të vendosjes së sërishme  të konkurrencës përballet me uljen e standardeve jetësore.

“Gjithmonë është shumë më lehtë të tejkalohet brenda në eurozonë, se jashtë saj”.” theksoi Draghi, duke shtuar se presioni i zbatimit të reformave nuk do të ndalojë.

Dragi është kundër euroobligacioneve, sepse  ato do të ishin në kundërshtim me interesat e obligacioneve tatimore në eurozonë.

“Greqisë i nevojitet rrethim politik stabil që ta tejkalojë krizën” përfundon Draghi.