Lajme Shqip Saturday, 19 November 2011 13:48

Ajo këtë e deklaroi e bëri në kuadër të një debati midis anëtarëve të Komisionit për Politikë të Jashtme të Parlamentit Evropian. Pack ka nënvizuar se nuk beson që Maqedonia në dhjetor do të marrë datën për fillimin e negociatave me BE-në, sidomos pas ndryshimeve të fundit në Greqi.

“Nuk besoj dhe kjo është ndjenjë imja, dhe, sipas asaj që kam dëgjuar, vështirë do të jetë. Ne nuk posedojmë mjete për t’i imponuar një vendi që të bëjë diçka”, ka deklaruar eurodeputetja gjermane.

Sipas saj, shtyrja e datës së fillimit të negociatave do të shkaktojë më shumë  nacionalizëm dhe kjo ndikon në probleme edhe me vendet fqinje.

“Një situatë e tillë është e rrezikshme, pasi Maqedonia vërtetë ishte në rrugë të mirë pas Marrëveshjes së Ohrit, ndërsa tani ka shumë sinjale për rritjen e nacionalizmit”, ka theksuar Pack, transmeton Zhurnal.