Lajme Shqip Saturday, 14 May 2011 13:25

Uashington – SHBA-ja e pranon Këshillin e përkohshëm kombëtar të kryengritësve libian si bashkëbisedues legjitim, por megjithatë nuk i dhanë njohje diplomatike.

Këshilltari i kryetarit për siguri kombëtare, Tom Donilon në takim me liderin e kryengritësve Mahmud Xhibril në Shtëpinë e Bardhë, deklaroi se SHBA-ja e pranon Këshillin si bashkëbisedues legjitim dhe përfaqësues të popullit libian, kumtoi Shtëpia e Bardhë.

Në takimin Danilon e ka përsëritur qëndrimin e presidentit të SHBA-së, Barak Obama se lideri libian Moamer Gadafi e ka humbur legjitimitetin dhe se duhet shpejtë të tërhiqet nga pushteti.

Xhebril u takua edhe me zëvendës-sekretarin shtetëror Xhejms Stejnberg, por gjatë bisedimeve në Departamentin e Shtetit nuk është marrë vendim për njohjen zyrtare të Këshillit të përkohshëm kombëtar nga SHBA-ja, as për miratimin e ndihmës financiare për kryengritësit libianë.

Një nga kërkesat e Xhibrilit gjatë vizitës në Uashington ishte që SHBA-ja t’u mundësojë qasje kryengritësve libianë deri në një pjesë nga mjetet, të cilat gjenden në faturat e ngrira të Qeverisë së Gadafit.