Lajme Shqip Wednesday, 13 April 2011 08:18

Sharm el Sheik – Autoritetet egjiptiane i arrestuan djemtë e ish presidentit Hosni Mubarakut me qëllim që t’i kontrollojnë akuzat kundër tyre për korrupsion dhe pjesëmarrje në vrasjen e demonstruesve.

Gjenerali Mohamed al Hatib, i cili është shef i forcave të sigurisë në Sudanin Jugor, kumtoi se Ali dhe Gamal Mubarak do të jenë në paraburgim në Kajro përderisa shqyrtohen akuzat kundër tyre.

Ish presidenti Hosni Mubarak (82 vjeçar) mbrëmë vonë është dërguar në spital pasi që pati një infarkt gjatë hulumtimit për akuzat kundër tij për korrupsion dhe vrasje të demonstruesve antiqeveritar gjatë protestave, të cilat e mposhtën nga pushteti në mesin e muajit shkurt.

Konsiderohet se Mubaraku e ka përgatitur djalin e tij më të vogël Gamalin për pasardhës të tij në funksionin presidencial.