Lajme Shqip Wednesday, 01 February 2012 11:00

Ankara- Kryeministri Nikolla Gruevski sot bëri thirrje për qetësimin e situatës në Strugë, dhe ajo të mos keqpërdoret në qëllimet politike, pasi kjo është në dëm të të gjithë qytetarëve pa marrë parasysh përkatësinë etnike dhe fetare.

“Do t’i ftoja të gjithë, shqiptarë, maqedonas, turq, romë, vllehë, serbë, boshnjakë, e tjerë. Nëse janë krishterë ose myslimanë, që energjinë të mos e orientojnë në punë negative, si t’i dëmtojnë tjetrit, ta fyejnë ose t’i bëjnë ndonjë të keqe, por si të gjejnë mënyrë nga të gjitha frustracionet të dalin me ide të mira, me ide për përkrahje mes vete, me ide me të cilat vendin bashkarisht do ta lëvizim në një drejtim më të mirë dhe të ndihmohemi dhe të jetojmë së bashku”, deklaroi Gruevski pas takimit me kryeministrin turk, Rexhep Taip Erdoan në Ankara.

Gruevski kërkoi nga të gjithë politikanët, partitë politike dhe individët, të cilët e keqpërdorin situatën dhe i keqpërdorin besimtarët dhe grupet e ndryshme etnike për shkak të qëllimit personal, dobisë personale në mënyrën më drejtpërdrejtë të lidhur me disa zgjedhje të ardhshme, të ndalen ta bëjnë këtë, sepse i bëjnë dëm popullit të tyre.

“Në këtë mënyrë ata nuk do të arrijnë deri te pikat politike, pasi kur tërë nervozizmi do të kalojë, çdo njeri do ta ketë të qartë se kush dhe pse ka tentuar të keqpërdor ngjarje të ndryshme për qëllime politike, respektivisht intersin e tyre personal”, tha Gruevski. (LajmeShqip.com)