Lajme Shqip Tuesday, 13 March 2012 19:30

Shkup- Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Maqedonisë, ashpër e dënon incidentin me djegien e flamurit maqedonas në protestën në qytetin Burrel në Republikën e Shqipërisë, si dhe parrulat me përmbajtje fyese gjatë protestës para ambasadës së Maqedonisë në Tiranë.

“Incidentet me karakter të tillë, të përcjellura me parulla ofenduese dhe urrejtje, nuk shkojnë në të mirën e marrdhënieve të shkëlqyera midis dy vendeve dhe ndërtimit të besimit midis dy popujve, thuhet në reagimin e MPJ të Maqedonisë.

Presim, thuhet në reagimin, që autoritetet shqiptare në frymën e marrdhënieve të mira fqinjësore, të dënojnë këto incidente, të ndërmarrin masa për zbulimin e autorëve, si dhe të ndërmerren masa përkatëse për parandalimin e incidenteve eventuale të këtij karakteri. (LajmeShqip.com)