Lajme Shqip Thursday, 20 September 2012 16:19

Beograd – Gjykata e Lartë në Beograd ka liruar Millan Zhivanoviqin nga përgjegjësia për djegien e Ambasadës së SHBA-së në Beograd, ndërsa e ka dënuar me një vjet heqje lirie për vjedhje të lëndëve nga ndërtesa e ambasadës.

Gjykatësi Millan Llondroviq ka thënë se nuk ka prova, në bazë të të cilave gjykata mund të konstatojë se Zhivanoviq, i vetëm ose në grup, ka marrë pjesë në djegien e selisë së misionit diplomatik.

Zhivanoviq, student i ekonomisë, është akuzuar për pjesëmarrje në djegien e Ambasadës amerikane më 21 shkurt të vitit 2008, në shenjë proteste ndaj shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Aktakuza kundër tij është ngritur më 13 prill të vitit 2009, ndërsa gjykimi ka nisur më 4 nëntor të atij viti.(LajmeShqip.com)