Lajme Shqip Wednesday, 18 May 2011 14:59

Tunis – Mohamed Gadafi, djali i liderit libian Moamer Gadafi nga martesa e parë, ndodhet që para tre ditëve në Tunizi, në ishullin Xherba, publikoi gazeta arabe Al-Kuds Al-Arabi.

Sipas gazetës, djali i Gadafit ndodhet në një hotel luksoz në Xherba, nën trajtim mjekësor, por nuk saktësohet se për çfarë trajtimi bëhet fjalë.

Mohamed Gadafi është djali i gruas së parë të liderit libian dhe është kryetar i Komitetit olimpik të Libisë dhe i Sistemit telekomunikues të këtij shteti.

Mediat tuniziane njoftuan se “persona të lartë zyrtarë nga Libia” kanë arritur në Xherba, përmes vendkalimit kufitar Ras Xhedir mes dy shteteve. Sipas Uikiliksit, Mohamedi ka pasur mosmarrëveshje me vëllezërit Mutasim dhe Sadi për kontrollin mbi kompaninë, e cila e prodhon Koka Kolën në Libi.