Lajme Shqip Sunday, 09 August 2015 08:16

Ka arritur edhe në 2 mijë numri i emigrantëve që dy ditët e fundit kanë hyrë në Maqedoni.

Kështu bëjnë të ditur nga OJQ “Legis” të cilët si shkak për rritjen e numrit të refugjatëve përmendin ndërtimin e murit në kufirin Serbi-Hungari që pritet të përfundoj deri më 31 gusht.

Nga “Legis” gjithashtu bëjnë të ditur se refugjatët e fundit që po hyjnë në Maqedoni vijnë direkt nga vendet e prekura nga lufta dhe me plagë gjaku akoma të freskëta.

Sipas Mersiha Smailoviq, rasti i fundit dhe më tragjik kishte të bëj me dy fëmijë të vegjël të cilët nga bombardimet kishin humbur duart dhe këmbët.

“Atë që mund ta vërejmë tani është se refugjatët nga Siria tani vërtet direkt vijnë nga Siria. Disa vetëm para një jave e kanë ikur nga Alepo, Homs dhe shumë vende tjera që janë të përfshira nga lufta. Javën e kaluara kishim dy fëmijë të vegjël, 4 dhe 5 vjet, njëri prej tyre nuk kishte aspak ekstremitete dhe i tëri ishte me plagë të freskëta. E publikuam foton e tij në Facebook dhe të njëjtën ditë kishte shumë gazetarë gjermanë që e publikuan foton e tij në gazetat ku punonin, ata bënë edhe intervistë me aktivistët tanë. Fotoja preku gjithë Evr opën për shkak se fëmija ishte pa ekstremitete ndërsa prindërit e mbanin në një çantë rrobash për shkak se nuk kishin mundësi tjetër. Na kontaktuan politikan evropian , organizata joqeveritare evropiane që e kërkonin fëmijën. Thonë se rrëfimi për të mund të ndikojë të ndryshojë politika evropiane ndaj refugjatëve të Sirisë”, tha Mersiha Smailloviq, “Legis”.

OJQ-të apelojnë te qytetarët që të ndihmojnë emigrantët të cilët kalojnë nëpër territorin e Maqedonisë.

“Ajo që është evidente gjatë këtyre ditëve është rritja e numrit të emigrantëve të cilët hyjnë në Maqedoni. Ata thonë se po shpejtojnë të hynë në Maqedoni më qëllim që të arrijnë sa më shpejtë në Hungari, derisa sa Hungaria nuk ka nisur të ngrit një mur më të lart. Për shkak të disa momenteve panike ata po shpejtojnë të arrijnë në vendet evropiane, shpejt ta lëshojnë Maqedoninë. Në bazë të ushqim që po e ndajmë çdo ditë në Gjevgjeli, bashkë edhe me disa organizata joqeveritare, numri po leviz prej 1 mijë deri në 1500. Ndërsa gjatë periudhës së vikendit numri arrin edhe deri në 2 mijë, për shkak se vikendet janë të frekuentuar”, deklaroi Mersiha Smailloviq, “Legis”.

Kohë më parë kryeministri hungarez Viktor Orban ka paralajmëruar se rrethoja e gjatë 175 kilometra ndërmjet kufirit hungarez-serb, që ka për qëllim pengimin e valës së migrantëve, do të përfundojë deri më 31 gusht të këtij viti. Orban ka shtuar se përvoja tregon se kjo mënyrë e mbylljes së kufijve rezulton me zvogëlimin e kalimeve ilegale të kufirit për rreth 85 për qind.