Lajme Shqip Thursday, 24 September 2015 09:24

Të paktën 12 persona kanë humbur jetën dhe shumë të tjerë kanë mbetur të plagosur nga një sulm vetëvrasës me bombë në një xhami në kryeqytetin e Jemenit, në Sanaa.

Shpërthimi ndodhi në xhaminë al-Balili gjatë lutjeve për festën e Kurban Bajramit, transmeton Gazeta Blic. Shpërthimi vjen dy ditë pasi Presidenti i Jemenit Abdrabbuh Mansour Hadi u kthye në qytetin jugor të Adenit, nga mërgimi në Arabinë Saudite. Ai kishte ikur nga Jemeni në muajin mars, pasi rebelët Houthi kishin vënë në shpënjestër edhe vetë atë.

Megjithatë, kryengritësit Shittë nga veriu i vendit, ende e kanë nën kontroll kryeqytetin, transmeton Gazeta Blic.

Xhamia Baili është e pozicionuar afër një akademie policore në Sanaa. Qyteti i Sanaa-së është goditur nga një seri sulmesh me bomba, shume prej të cilave janë pretenduar se janë kryer nga grupi i Shtetit Islamik. Ende asnjë grup nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin e fundit.