Lajme Shqip Tuesday, 15 September 2015 14:26

Enver Hoxha renditet i treti në listën e “Diktatorëve më të çmendur”.

Në një video ku pasqyrohen diktatorët më të çmendur, për Enver Hoxhën thuhet: “Ndërtoi 750 000 bunkerë prej çimentoje, në një kohë kur vendi kishte një popullsi prej vetëm 3 milionë, për t’u mbrojtur nga ndonjë sulm i jashtëm”.

Enver Hoxhës ia kalon vetëm Mobutu Sese Seko, ish- dikatori i Republikës Demokratike të Kongos dhe Saparmurat Niyazov nga Turkmenistani, i cili i emëronte muajt e vitit sipas emrave të familjes së tij.

Videoja qarkullon në YouTube.