Lajme Shqip Saturday, 25 August 2012 20:28

Greqi – Rreth 3000 protestues, kryesisht pakistanezë, pas përfundimit të marshimit që nisi në sheshin Omonia, u tubuan para Parlamentit grek. 

Më parë, ishin shënuar tensione të kufizuara, kur një pjesë e protestuesve sulmoi dhe goditi katër persona, pa u sqaruar nga policia shkaqet e sulmit dhe viktimat. 

Në marshimin e protestës merrnin pjesë edhe pjesëtarë të grupimit të së majtës radikale, ANTARSYA. Lidhur me këtë fakt kryetari i shoqatës së pakistanezëve në Greqi, Syed Mohammad Jamil, tha se “protesta nuk duhet bërë objekt shfrytëzimi partiak nga askush”. 

Jamil tha se kjo protestë u zhvillua për shkak të “rasteve të dhunës raciste ushtruar nga pjesëtarë të Agimit të Artë, madje dhe në mjediset e kultit fetar, por edhe të dhunës policore nga një pjesë e policëve, pjesëmarrës në operacionet e javëve të fundit në Athinë, kundër emigrantëve klandestinë”.(LajmeShqip.com)