Lajme Shqip Friday, 01 April 2011 16:29

Kabul – Rreth dhjetë shtetas të huaj, të punësuar në Misionin e KB-së në Afganistan janë vrarë sot në qytetin verior afgan Mazar-i-Sharif, kur një grup i demonstruesve kanë hyrë në zyret lokale të Organizatës botërore.

Midis të vrarëve ka persona nga sigurimi dhe bashkëpunëtorë të Kombeve të Bashkuara.

Qindra njerëz u tubuan sot në Mazar-i-Sharif, qyteti më i madh në Afganistanin verior në protestë kundër rastit të paradokohshëm të djegies së Kuranit në SHBA.

Demonstratat filluan qetë, por më vonë u shndërruan në dhunë. Burra të armatosur filluan të gjuajnë me armë zjarri mbi sigurimin dhe kanë djegur një kompleks të KB-së. Demonstratat janë organizuar pasi u publikua informata se një pastor amerikan në Floridë e ka djegur Kuranin.