Lajme Shqip Monday, 26 March 2012 12:38

Beograd-Vazhdimi i dialogut me Kosovën është një nga kushtet tashmë të ditura për Serbinë, në mënyrë që ky vend të marrë datën e fillimit të negociata për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Kështu ka deklaruar shefi i delegacionit të Bashkimit Evropian për Serbinë Vensan Dezher për agjencinë serbe të lajmeve Beta. Dezher ka shtuar se me dhënien  e statusit të kandidati për Serbinë është bërë një hap i madh.

Por sipas tij, Serbia duhet vazhdojë edhe më tej dialogun me Kosovën në mënyrë që të marrë dhe datën e fillimit të negociatave. Temat e radhës në dialogun me Kosovën do të jenë energjetika dhe telekomunikacioni.  Dezher tha gjithashtu se Serbia duhet të respektojë dhe përmbush, mes tjerash, tashmë marrëveshjet e arritura. (LajmeShqip.com)