Lajme Shqip Saturday, 04 August 2012 08:00

Washington -Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi sot një rezolutë jo-detyruese që dënon Sirinë për përdorimin armëve të rënda në sulmet kundër forcave kryengritëse. Rezoluta gjithashtu kritikon të Këshillin e Sigurimit të OKB-së për dështimin për të ndalur dhunën në Siri.

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së bën thirrje për një tranzicion politik në Siri që do të çonte në një sistem demokratik multi-partiak dhe që do të përfshinte tërë “spektrin e opozitës siriane”. 

Asambleja 193 anëtarëshe votoi me shumicë votash për të “dënuar fuqishëm shkeljet sistematike, të vazhdueshme dhe të përhapura të të drejtave të njeriut nga autoritetet siriane dhe nga policia pro-qeveritare”.  Në rezolutën e kaluar me 133 vota, dënohet “dhuna e përgjithshme pavarësisht se nga kush vjen, përfshirë grupet terroriste”. Në të akuzohet Siria për ekzekutimet arbitrare dhe vrasjet e përndjekjet e protestuesve, të mbrojtësve të të drejtave të njeriut dhe gazetarëve.

Kundër rezolutës kanë qenë 12 vota ndërsa kanë abstenuar 31 anëtare. Shtet kundër ishin Rusia dhe Kina. Rezoluta po ashtu i i kërkon autoriteteve të Sirisë që “në mënyrë strikte të respektojnë obligimet nën ligjin ndërkombëtar, që të mos përdorin, transferojnë dhe prodhojnë armë kimike apo biologjike.

Ndërkohë, aktivistë siriane raportojnë shtimin e dhunës në kryengritjen e 17-mujore kundër Presidentit Bashar al-Asad.

Duke nisur debatin për rezolutën e OKB-së, sekretari i përgjithshëm Ban Ki-moon tha se konflikti në Siri tani shndërruar thuajse në luftë dhe u kërkoi fuqive të mëdha për t’i dhënë fund dhunës. Ai shtoi se interesat imediate të popullit sirian duhet të jenë përparësi mbi çdo rivalitet për ndikim.

Aleatët e Sirisë – Rusia dhe Kina – u kanë vënë veton tre rezolutave të mëparëshme mbi Sirinë. Zoti Ban tha se Këshilli i Sigurimit është paralizuar rreth kësaj çështjeje.

Veprimi i Asamblesë së Përgjithëshme vjen një ditë pasi Kofi Anan njoftoi dorëheqjen e tij si i dërguari i OKB-së dhe Lidhjes Arabe në Siri, duke fajësuar mungesën e konsensusit në Këshillin e Sigurimit.

************************************

Ndërkohë në ALEPO vazhdojnë luftime të ashpra

Ushtria siriane bombardoi sot lagjet e protestuesve në Damask dhe në Alepo, skena e betejës vendimtare e luftës në Siri, para një votimi në OKB për një rezolutë që dënon përdorimin e armëve të rënda nga regjimi dhe duke bërë thirrje për një tranzicion politik.

Pavarësisht akteve të dhunës që shkaktuan përsëri nëntë të vdekur sipas një OJQ-je siriane, mijëra persona dolën në rrugët e Tartusit, në Idleb (veriperëndim), në Deraa (jug), në Hama (qendër) dhe në Alepo (veri), ku protestuesit kërkonin ekzekutimin e presidentit Bashar al-Assad.

Një ditë pas njoftimit të dorëheqjes nga ndërmjetësi ndërkombëtar, Kofi Annan, pas disa muajsh përpjekje të pasuksesshme për t’i dhënë fund dhunës më tepër se 16 mujore, Rusia, vend aleat i regjimit të Bashar al-Assadit, bëri thirrje për një zëvendësim të menjëhershëm të tij.

Duke marrë në konsideratë përçarjet ndërkombëtare, regjimi mbetet i vendosur të vazhdojë me represionin ndaj revoltës që filloi në mars të vitit 2011, që u militarizua përballë akteve të shtypjes së përgjakshme të ushtrisë siriane. (LajmeShqip.com)