Lajme Shqip Wednesday, 18 September 2013 18:21

Ankara – Organizata terroriste turke “Ergenkon”, është zbuluar në çastet e fundit se kishte planifikuar një atentat ndaj kryeministrit të Rexhep Tajip Erdogan, me qëllim vrasjen e tij.
Grupi “Ergenkon” kishte plan t’i bënte atentat kryeministrit Erdogan gjatë vizitës që do të zhvillonte në Rejnhalli. Por, sipas një dëshmitari të organizatës, plani i menduar nga 15 persona, ka dështuar në momentet e fundit. Kryeministri turk, vizitoi Rejhallin, në provincën Hatay, që t’i shprehte ngushëllime familjeve të viktimave, të humbur gjatë një shpërthimi nga forcat siriane. Pas kësaj vizite në sipërfaqe dolën pretendimet për atentat ndaj Erdoganit. Një prej pjesëtarëve të ekipit terrorist, me pseudonimin “Lodos” ka rrëfyer, se edhe ai kishte qenë pjesë e planit të përbërë nga 15 persona, që po i përgatisnin atentat kryeministrit turk, njoftojnë mediet turke.

Sipas “Lodos”, kanë qenë mosmarrëveshjet midis pjesëtarëve të ekipit ato që pamundësuan realizimin e planit për vrasjen e Erdoganit. Dëshmitari ka deklaruar se ekipi i tij është ende aktiv dhe pret momentin e përshtatshëm për ta realizuar qëllimin. Edhe në muajin maj të vitit 2011 në momentet e fundit ishte penguar një atentat ndaj kryeministrit të Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan. Në atë kohë, Erdogan, ishte duke shkuar në mitingun e qytetit Trabzon, kur u sulmua nga një turmë njerëzish. Por fatmirësisht Erdogan nuk pësoi asgjë, pasi forcat e sigurisë vepruan në kohë. Nga ky incident mbeti i plagosur një nga pjesëtarët e sigurisë së kryeministrit, i cili ra nga autobusi dhe përfundoi nën rrota./epoka e re/