Lajme Shqip Tuesday, 13 December 2011 08:33

Paris – Çmontuesit e minave shkaktuan një shpërthim të kontrolluar me qëllim që të ç’aktivizonin pakon me eksploziv, e cila u dërgua dje në mënyrë anonime në Ambasadën greke në Paris, deklaroi zëdhënësi i misionit.

Dyshimet tek të punësuarit në Ambasadë janë paraqitur menjëherë pasi kanë vërejtur se pakoja nuk ka pasur adresë kthimi. Policia është njoftuar menjëherë dhe ka arritur që të shkatërrojë mjetin shpërthyes.

Bomba nuk ka shkaktuar dëme materiale. Pakoja ishte dërguar dje nga Italia dhe ishte adresuar për ambasadorin grek në Francë.

Policia e Francës po heton incidentin sipas të cilës thuhet se në këtë ngjarje janë përfshirë ekstremistë italianë.